TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2025, 07:15

Europa më krizë, Merkel flet nga Athina: Nuk doja daljen e Greqisë nga eurozona!

Shkruar nga Pamfleti
Europa më krizë, Merkel flet nga Athina: Nuk doja daljen e
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel


Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një intervistë për "Kathimerini" nga Athina se ajo kurrë nuk ka kërkuar daljen e Greqisë nga eurozona.

Merkel tha se qëndrimi i saj çoi në tensione me ministrin e Financave, Wolfgang Schauble, i cili donte daljen e Greqisë nga zona euro. 

“Në vitin 2011, vendosa që duhej të bënim gjithçka që kishim në dorë për ta mbajtur Greqinë në euro. Kishim tensione për këtë çështje me Schauble-n, i cili donte që Greqia të dilte.”
Ajo shtoi se, duke e ditur që Schauble donte një Grexit, e ftoi atë ta shoqëronte në Bruksel për një takim kyç mbi krizën dhe e telefonoi çdo dy orë për ta mbajtur të informuar për negociatat.

“Nëse Greqia nuk do të qëndronte në eurozonë, këtë duhet ta vendosnin qytetarët grek, jo ne”.

Vizita e saj në Athinë erdhi vetëm disa ditë përpara përvjetorit të dhjetë të referendumit të shpëtimit të vitit 2015, më 5 korrik.

merkel flet nga athina eurozona

Lini një Përgjigje