TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2024, 17:15

Europa bëhet gati për luftë, Suedia, Finlanda dhe Gjermania nisin mobilizimin; 800 mijë trupa dhe 200 mijë automjete në gatishmëri

Shkruar nga Pamfleti

Europa bëhet gati për luftë, Suedia, Finlanda dhe Gjermania nisin

Sot mediat gjermane kanë zbuluar një plan lufte dhe nga Berlini. Bëhet fjalë për një dokument i quajtur "Plani Operacional Gjerman", i cili ka diku te 1 mijë faqe.

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është agravuar ditët e fundit, disa vende të Europës po bëhen gati për luftë. Në prag të largimit nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden ndezi dritën jeshile që Ukraina të godasë në territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe duket se kjo ka shqetësuar vendet në kufirin me Rusinë.

Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës. Po ashtu edhe shteti fqinj, Finlanda, ka lançuar një faqe të internetit me thirrje të ngjashme.

Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.

Europa bëhet gati për luftë, Suedia, Finlanda dhe Gjermania nisin
Udhëzuesi për suedezët

Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.

Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë. Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.

Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera. Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.

Ndërkohë sot mediat gjermane kanë zbuluar një plan lufte dhe nga Berlini. Bëhet fjalë për një dokument i quajtur "Plani Operacional Gjerman", i cili ka diku te 1 mijë faqe.

Sipas një dokumentit  të bërë publik nga media gjermane “Frankfurter Allemagne Zeitung”, thuhet se Gjermania do të presë qindra mijëra trupa nga vendet e NATO-s dhe do të shërbejë si qendër logjistike për dërgimin e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake, ushqimeve dhe ilaçeve drejt frontit.

Ushtria gjermane po udhëzon gjithashtu kompanitë dhe civilët se si të mbrojnë infrastrukturën kryesore dhe të mobilizohen për mbrojtjen kombëtare, duke parashikuar një situatë në të cilën Rusia zgjeron fluturimet me dron, operacionet e spiunazhit dhe sulmet sabotuese në të gjithë Evropën.

Po ashtu, bizneset janë këshilluar të krijojnë plane krize të cilat detajojnë përgjegjësitë e punonjësve gjatë emergjencave dhe do të udhëzohen të pajisen me gjeneratorë me naftë ose të instalojnë turbina me erë për të siguruar pavarësinë energjetike.

Po ashtu thuhej se Berlini po përgatitej të lëvizte 200,000 automjete si dhe 800,000 trupat e NATO-s në të gjithë territorin e tij nëse situata me Rusinë do të kthehej në luftë të gjithanshme.

Lini një Përgjigje