
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se ka rënduar krizën në Rripin e Gazës për shkak të qëndrimit të sipas tij “të njëanshëm”.
Erdogan, i cili ka akuzuar Izraelin për “gjenocid” të palestinezëve në Gaza, fajëson gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për “mos kundërshtimin e sulmeve të paligjshme të regjimit izraelit kundër civilëve”.
“Këshilli i Sigurimit e përkeqësoi krizën përmes qëndrimit të tij të njëanshëm, në vend që t’i jepte fund gjakderdhjes, duke siguruar një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke marrë masa për të shmangur viktimat civile. Është e pamundur që një institucion që nuk mund të merret me ndëshkimin kolektiv të popullsisë së Gazës, t’i japë shpresë njerëzimit dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin botëror. Agjencitë e OKB-së, veçanërisht agjencia për refugjatët palestinezë (UNRWA), janë bërë jofunksionale për shkak të Këshillit të Sigurimit”, tha ai.
Lini një Përgjigje