Mbledhja e këshillit të Sigurimit të OKB-së është shoqëruar me debate, kjo pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza.
“Mbrojtja e civilëve është parësore në çdo konflikt të armatosur. Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka ilaçe dhe nuk ka karburant, dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”, tha Guterres.
Ai shtoi gjithashtu se populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet.
“Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Guterres, i cili nuk e përmendi as Izraelin dhe as Hamasin me emër.
Pas qëndrimit të ashpër të Guterres, reagoi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili kërkoi dorëheqjen e Shefit të OKB-së.
“Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – aq më pak nga një organizatë e shpallur terroriste", tha ai.
Lini një Përgjigje