TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2025, 19:54

Emri i Donald Trump del në dosjen ‘Epstein’, Departamenti i Drejtësisë e informoi presidentin që në maj

Shkruar nga Pamfleti

Emri i Donald Trump del në dosjen ‘Epstein’, Departamenti i

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një tjetër krizë politike dhe ligjore pas raportimeve se emri i tij shfaqet në dosjet e Departamentit të Drejtësisë mbi Jeffrey Epstein, miliarderin pedofil që tronditi botën me rrjetin e tij të trafikut seksual. Lajmi erdhi teksa Kongresi amerikan thirri për dëshmi partneren e tij të krimit, Ghislaine Maxëell.

Sipas Wall Street Journal, prokurorja e përgjithshme Pam Bondi i ka njoftuar Trump-it që në maj se emri i tij shfaqet disa herë në këto dosje. Në dosje përmenden edhe personalitete të tjera të profilit të lartë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë deklaroi se nuk planifikon të publikojë më dokumente të tjera mbi hetimin.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë duke minimizuar marrëdhëniet e Trump-it me Epstein-in. Zëdhënësi Steven Cheung tha se “Presidenti e përzuri Epstein-in nga klubi i tij për sjellje të papërshtatshme” dhe akuzoi median liberale dhe demokratët për “lajme të rreme”.

Kjo nuk është hera e parë që çështja Epstein prek Trump-in. Javën e kaluar, presidenti paraqiti një padi prej 10 miliardë dollarësh ndaj “Ëall Street Journal” dhe pronarit të tij Rupert Murdoch, pas një artikulli që përmendte një letër me përmbajtje të dyshimtë, ku shfaqej emri i tij, e gjetur në një album dhuratë për ditëlindjen e Epstein-it në vitin 2003.

Tensionet me median shkuan më tej, me ndalimin nga Shtëpia e Bardhë të një gazetari të “Ëall Street Journal” në bordin e Air Force One.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë mbylli këtë muaj hetimet mbi Epstein-in, duke shkaktuar pakënaqësi te baza e votuesve të Trump-it, që prej kohësh kanë parë dosjen Epstein si pjesë të një “mbulese” për lidhjet e nivelit të lartë të financierit me politikanë dhe biznesmenë. Spekulimet mbi miqësinë 15-vjeçare të Trump-it me Epstein-in janë ndezur sërish, veçanërisht pasi Elon Musk shkroi në Tëitter: “Trump është në dosjet Epstein”.

Pavarësisht kësaj, Bondi deklaroi se “asgjë në dosje nuk justifikonte hetim apo ndjekje penale”, ndërsa kërkesa e Departamentit të Drejtësisë për të zbardhur procesverbalet e një jurie të madhe federale në Florida u refuzua nga një gjykatëse federale, e cila theksoi se ligji nuk e lejonte publikimin e tyre.

Komiteti i fuqishëm i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve votoi të mërkurën me shumicë 8-2 për të thirrur Departamentin e Drejtësisë të publikojë dokumentet e mbetura për Epstein-in dhe për të marrë në pyetje Ghislaine Maxëell-in, partneren dhe bashkëpunëtoren e tij të dënuar, më 11 gusht në burgun federal të Tallahassee-s. Maxëell, e dënuar me 20 vite burg për ndihmë në abuzimin e vajzave të mitura, pritet të japë dëshmi mbi marrëveshjet e hetimit dhe lidhjet e rrjetit të Epstein-it.

Kryetari i Komitetit, James Comer, në letrën drejtuar Maxëell-it shkruan se “është imperative që Kongresi të ushtrojë mbikëqyrje mbi mënyrën se si qeveria federale zbaton ligjet kundër trafikut seksual dhe të analizojë çështjen e marrëveshjeve të mosndjekjes penale që i mundësuan Epstein-it t’i shpëtonte akuzave më të rënda”.

Epstein vdiq në qelinë e tij në Neë York në vitin 2019, një ngjarje që u cilësua vetëvrasje, por që vazhdon të ushqejë teori konspirative, për shkak të lidhjeve të tij me elita politike dhe ekonomike në SHBA dhe botë. Maxëell u arrestua më vonë dhe u dënua me 20 vite burg, por rrjeti i tij dhe bashkëpunëtorët e mundshëm mbeten ende objekt hetimesh.

Dosjet ku përmendet emri i Trump-it kanë rindezur debatin mbi atë se kush ishte vërtet Jeffrey Epstein dhe sa i thellë ishte ndikimi i tij tek njerëz të pushtetshëm. Për presidentin amerikan, kjo krizë mund të kthehet në një nga sfidat më serioze politike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Lini një Përgjigje