TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2025, 10:15

Elon Musk largohet nga administrata Trump; përplasjet, kritikat dhe fundi i një eksperimenti të dështuar

Shkruar nga Pamfleti

Pas 130 ditësh në qeveri, Musk largohet nga administrata Trump mes përplasjeve për buxhetin, kritika ndaj projektligjeve dhe tensioneve me zyrtarët

Elon Musk largohet nga administrata Trump; përplasjet, kritikat dhe fundi i

Elon Musk ka njoftuar zyrtarisht largimin nga roli i tij si Këshilltar i Lartë në administratën Trump, duke mbyllur një kapitull të tensionuar që përfshiu ulje të forta buxhetore, përplasje me zyrtarë të tjerë dhe kritika publike ndaj vetë Presidentit.

Në një postim të papritur në rrjetin e tij social X, Musk deklaroi përfundimin e mandatit të tij si "Punonjës i Posaçëm i Qeverisë", duke falënderuar presidentin për mundësinë, por edhe duke lënë të kuptohet për pakënaqësitë e grumbulluara gjatë këtyre muajve. “Misioni i DOGE do të forcohet gjithnjë e më shumë”, shkroi ai, referuar Departamentit për Efikasitet Qeveritar që ai drejtonte.

Elon Musk largohet nga administrata Trump; përplasjet, kritikat dhe fundi i
Postimi i Musk ne X

Largimi i tij vjen vetëm një ditë pasi CBS transmetoi një intervistë ku Musk kritikonte rëndë projektligjin e propozuar nga Trump, duke e quajtur një “projektligj shpenzimesh masive” që “rrit deficitin federal” dhe “minon punën e reformave”. Një deklaratë që u interpretua si një sinjal i qartë ndarjeje me linjën politike të presidentit.

Burime brenda administratës pohojnë se përplasjet mes Muskut dhe zyrtarëve të tjerë kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për shkak të qasjes së tij agresive ndaj reformave strukturore dhe shkurtimeve në buxhet, që nga 2 trilionë dollarë në fillim, në vetëm 150 miliardë në fund.

Edhe pse Trump u përpoq të ruajë një ton të moderuar duke deklaruar se “ka ende rrugë përpara”, largimi i Muskut është një sinjal i qartë i përçarjeve brenda administratës dhe një humbje për çdo përpjekje serioze për riorganizim të qeverisë federale.

Qëndron për t’u parë nëse DOGE do të arrijë të mbijetojë pa figurën ikonike që e drejtoi për 130 ditë, apo do të zhbëhet si shumë nisma të tjera “reformiste” të kësaj administrate. /Pamfleti

elon musk largohet administrata trump

Lini një Përgjigje