TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2024, 09:49

Ekzekutohet biznesmeni grek në Athinë, pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet biznesmeni grek në Athinë, pistat ku po heton policia
Foto nga vendi i ngjarjes

Një biznesmen grek ka mbetur i vrarë teksa ndodhej brenda makinës së tij.

Policia është vënë në alarm mëngjesin e së martës, për një incident me armë zjarri të ndodhur në Psikiko. Sipas informacioneve, një biznesmen ka mbetur i vrarë teksa ndodhej brenda makinës së tij.

Agresori, i cili ishte në një motoçikletë, ka hapur zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Psychikos, rreth orës 8:30. Në vendngjarje policia ka gjetur tetë gëzhoja të një arme zjarri.

Sipas informacioneve ekskluzive të “Zuglas “, viktima është vrarë jashtë një biznesi, të cilin e kishte në pronësi të përbashkët me një person tjetër, të quajtur “SKS SURVEY OE – TH. KECHROLOGOS – P. STATHIS OE”, i specializuar në ” inxhinieri dhe konsulencë teknike të ngjashme. Viktima është P.X.S.

Makina në të cilën lëvizte viktima duket se i përket partnerit të tij në biznes dhe ai e kishte marrë hua për arsye të panjohura.

Vrasja është cilësuar mafioze nga EL.AS., e cila nuk përjashton që objektivi të ketë qenë bashkëpunëtori dhe jo viktima.

Lini një Përgjigje