TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2025, 11:52

Ekzekutohen dy persona në Gjermani, operacion i gjerë për kapjen e autorit; “mbyllet” qyteti

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohen dy persona në Gjermani, operacion i gjerë për kapjen

Dy persona u qëlluan dhe u vranë të shtunën në Gjermaninë qendrore.

Një grup i madh policor ka mbyllur zonën në Bad Nauheim, e cila është rreth 35 kilometra në veri të Frankfurtit.

Nga të dhënat e para mësohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Deri më tani kemi të dhëna për një autor, por nuk përjashtohet mundësia që në krim të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë”, tha policia.

Ata nuk dhanë detaje për sfondin e krimit apo motivin e mundshëm. Nuk ka informacione edhe për viktimat.

Një helikopter ishte duke u përdorur për të kërkuar të dyshuarin, shtoi zëdhënësi, ndërsa banorët e lagjes dhe dëshmitarët po intervistoheshin nga policia.

Lini një Përgjigje