TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2025, 17:08

Ekzekutim me breshëri plumbash në Greqi, vritet kreu i mafies greke! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutim me breshëri plumbash në Greqi, vritet kreu i mafies greke!

Një ekzekutim brutal me karakteristika mafioze ka ndodhur pasditen e së enjtes në zonën e Chalandri, në Greqi, ku viktimë mësohet se ka mbetur Giorgos Moschouris, i njohur nga autoritetet si një prej drejtuesve të Mafies Greke.

Moschouris, i cili njihej me pseudonimin “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga një klinikë mjekësore, kur persona të panjohur me një automjet i janë afruar dhe e kanë “qëlluar” me kallashnikov.

Ekzekutim me breshëri plumbash në Greqi, vritet kreu i mafies greke!

Sipas asaj qqë raportojnë mediat greke, ai u qëllua disa herë, disa prej plumbave e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Ekzekutim me breshëri plumbash në Greqi, vritet kreu i mafies greke!

Në vendin e vrasjes u gjetën shumë gëzhoja, ndërsa pak kohë më vonë në zonën e Patimës së Çalandrit u gjet një automjet i djegur. Autoritetet dyshojnë se është makina e autorëve.

Ekzekutim me breshëri plumbash në Greqi, vritet kreu i mafies greke!

Policia po shqyrton seriozisht mundësinë e larjes së hesapeve brenda krimit të organizuar, pasi Moschouris i kishte mbijetuar një atentati në vitin 2020 në Voula, jashtë një pastiçerie të njohur.

Zona vijon të jetë e rrethuar, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë duke u zhvilluar. Policia Helenike po mbledh pamjet nga kamerat e sigurisë dhe deklaratat e dëshmitarëve për të përshkruar rrugën e autorëve.

Lini një Përgjigje