TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2025, 22:45

E rëndë në Kolumbi! Helikopteri i Policisë Kombëtare sulmohet nga grupet kriminale, humbin jetën 8 oficerë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kolumbi! Helikopteri i Policisë Kombëtare

Një helikopter i Policisë Kombëtare të Kolumbisë u sulmua ditën e sotme në departamentin e Antioquias, teksa humbën jetën 8 oficerë dhe mbetën të plagosur tetë të tjerë.

Lajmin u konfirmua nga presidenti Gustavo Petro, i cili fajësoi grupin kriminal të fuqishëm Clan del Golfo për sulmin vdekjeprurës.

Sipas presidentit, helikopteri po transportonte personel që kishte për mision çrrënjosjen e kulturave të kokës në zonën e Amalfit, kur u godit.

“Kemi lajmin e trishtë të tetë policëve të vrarë dhe tetë të plagosur në helikopterin që kishte misionin të transportonte personel për eradikimin e bimëve të kokës”, shkroi Petro në platformën X.

Guvernatori i Antioquias, Andrés Julián Rendón, deklaroi se helikopteri po mbështeste operacionet për çrrënjosjen manuale të kulturave të paligjshme, kur dyshohet se u sulmua me një dron. Ai shtoi se disa efektivë me uniformë mbetën të plagosur.

Autoritetet paralajmëruan se në këtë zonë veprojnë si Clan del Golfo, ashtu edhe disidentë të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.

Lini një Përgjigje