
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Trikalas në Greqi, ku një 18-vjeçar ka telefonuar autoritetet për vrasjen e nënës së tij.
Sipas informacioneve fillestare, i riu, rreth 18 vjeç, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet.
54-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë, ndërsa mjekësia ligjore do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet dhe kanë arrestuar 18-vjeçarin.
Lini një Përgjigje