Beogradi me këto emërime konfirmoi se anëtarësimi i Serbisë në BE si synim i pretenduar strategjik është vetëm deklarativ, ndërsa fondet e BE-së i shfrytëzon me bollëk.
Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e ditës së djeshme ka marrë vendim për kompetencat dhe fushëveprimin e zëvendëspresidentit dhe ministrave pa portofol në mandatin e ri të Qeverisë së Serbisë.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që Aleksandar Vulin, në koordinim me Presidentin e Republikës, të monitorojë statusin e projekteve nga fushëveprimi i disa ministrive dhe organizatave të veçanta si BRICS, aleancë që drejtohet nga vende si Rusia dhe Kina.
“Ai do të propozojë masa për përmirësimin e bashkëpunimit të Republikës së Serbisë me vendet e BRICS-it, do të monitorojë situatën dhe do të propozojë masa për forcimin e lidhjeve të autoriteteve shtetërore me qytetarët e Republikës së Serbisë në diasporë”, thonë ata.
Beogradi me këto emërime konfirmoi se anëtarësimi i Serbisë në BE si synim i pretenduar strategjik është vetëm deklarativ, ndërsa fondet e BE-së i shfrytëzon me bollëk. Për disa vite, Serbia nuk ka arritur ndonjë përparim thelbësor drejt anëtarësimit. Për më tepër, është i vetmi vend në Evropë që nuk është përafruar me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Fakti që Vulin është në qeveri, një njeri jashtëzakonisht prorus i cili u sanksionua nga SHBA në nëntor të vitit të kaluar për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në tregtinë e drogës, si dhe për shkak të lidhjeve me Rusinë, dhe vendimi për të bashkëpunuar me vendet e BRICS-it, tregon drejtimin dhe përkushtimin e vërtetë të Serbisë dhe është një bashkëpunim dhe aleancë solide me Rusinë.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në samitin e vendeve të BRICS në Kazan të Rusisë, nga 22 deri më 24 tetor, si i ftuar special. Ai e përmendi këtë gjatë fjalimit të tij më 29 mars, duke falënderuar për ftesën dhe tha se do të shqyrtohet me kohë.
Këtë lajm e theksoi agjencia ruse TASS, me informacionin se Rusia gjatë presidencës së saj me këtë bllok do të organizojë më shumë se 200 evente, por ajo qendrore do të jetë në kryeqytetin e Tatarstanit./Përshtati “Pamfleti” nga “TheGoepost”
Lini një Përgjigje