TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 08:26

Dronët ukrainas kundër Shahedëve, Pentagoni dhe shtetet e Gjirit shqyrtojnë blerjen

Shkruar nga Pamfleti

Dronët ukrainas kundër Shahedëve, Pentagoni dhe shtetet e Gjirit

Pentagoni dhe disa shtete të Gjirit Persik po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së dronëve anti-ajrorë të zhvilluar nga Ukraina për t’u mbrojtur nga dronët iranianë Shahed.

Sipas "Financial Times", Ukraina ka zhvilluar dronë kundërajrorë të lirë dhe të prodhuar në masë, me kosto prej vetëm disa mijëra dollarësh për njësi. Kjo i bën ata shumë më ekonomikë krahasuar me raketat e sistemit Patriot, të cilat kushtojnë rreth 13.5 milionë dollarë secila dhe përdoren aktualisht për të rrëzuar dronët Shahed.

Interesi për këtë teknologji lidhet edhe me shqetësimet se Irani mund të disponojë dhjetëra mijëra dronë Shahed, çka i shtyn vendet të kërkojnë mënyra më të lira dhe të qëndrueshme për mbrojtje ajrore.

Teknologjia ukrainase është bërë veçanërisht e kërkuar për shkak të përvojës së fituar gjatë luftës me Rusinë, ku Ukraina është përballur vazhdimisht me sulme masive me dronë.

 

dron shahed

Lini një Përgjigje