TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2025, 07:13

Dosja Epstein, kaos në kampin e Trump; Bongino i FBI përplaset me Pam Bondin

Shkruar nga Pamfleti

Dosja Epstein, kaos në kampin e Trump; Bongino i FBI përplaset me Pam

Dosja Epstein ka krijuar kaos në rradhët e mbështetësve të presidentit Donald Trump. Pretendimi i Shtëpisë së Bardhë se nuk ka listën e klientëve të dyshuar të Epstein dhe se ai nuk u vra, ka shkaktuar trazira edhe brenda administratës.

Njerëz me influencë dhe komentatorë në kampin e Trump, përfshi edhe zv.Drejtorin e FBI-së, Dan Bongino, duket se janë të pakënaqur me pretendimet.

“Kësaj i vjen erë e keqe, është thjesht erë e keqe”, do të komentonte Jesse Ëatters, prezantuesi i emisionit kryesor të Fox Neës.

Ai shtoi se “Federalët kaluan dekada duke hetuar Epsteinin dhe kanë pasur akses të plotë në pronën e tij për vite me radhë, por ende nuk mund të na japin një përgjigje të saktë. Kjo nuk është asgjë e re; qeveria na ka mbajtur në errësirë për vite me radhë.”

Ëatters u kujdes të mos e kritikonte drejtpërdrejt administratën Trump , duke fajësuar "federalët", ndërsa i përshkroi Pam Bondi, Prokuroren e Përgjithshme, dhe Kash Patel, drejtorin e FBI-së, si "amerikanë të shkëlqyer".

Por Dan Bongino, zëvendësdrejtori i FBI-së dhe ish-prezantuesi i podkasteve të krahut të djathtë, kaloi vite duke përhapur teoritë e konspiracionit për Epstein dhe thuhet se ka pasur një përplasje me Bondin për mënyrën se si u trajtuan dosjet e Epstein.

“Bongino është i tërbuar dhe jashtë kontrollit”, tha një burim pranë Bonginos për NBC Neës , duke shtuar “kjo i shkatërroi karrierën. Ai po kërcënon të japë dorëheqjen dhe ta djegë Pam nëse ajo nuk shkarkohet.”

I pyetur nga gazetarët nëse Bongino do të qëndronte në pozicionin e tij, Trump tha “mendoj se po... Fola me të , Dan Bongino është djalë shumë i mirë. E njoh prej kohësh”

Por, brenda sferës së krahut të djathtë, vijojnë debatet.

“Pam Blondi ka mbuluar krimet seksuale ndaj fëmijëve kur ishte Prokurore e Përgjithshme e Floridës”, shkroi Laura Loomer, teoricienja 32-vjeçare e konspiracionit, ndikimi i së cilës mbi Trump është vënë nën pikëpyetje.

Loomer e akuzoi Bondi-n se nuk kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Epstein-it, pavarësisht padive që ishin ngritur kundër tij në Florida.

“Ajo ka frikë se kjo do të diskutohet dhe do të dalë në dritë. Ajo duhet të shkarkohet nga puna. Ajo e ka njollosur hetimin”, përfundoi Loomer.

Epstein vdiq nga vetëvrasja ndërsa ishte në paraburgim federal në gusht 2019, por vdekja e tij u vu në dyshim nga teoricienët e konspiracionit të krahut të djathtë, të cilët besojnë se ai mund të jetë vrarë përpara se të implikonte bashkëpunëtorë të famshëm.

Një nga teoritë më të përhapura ka qenë se Epstein mbante një "listë klientësh" me njerëz që morën pjesë në aktivitete të paligjshme. Ka pretendime se lista përfshin emrat e politikanëve dhe personazheve të famshëm të shquar me prirje të majta.

Bondi u duk se konfirmoi ekzistencën e një liste të tillë gjatë një interviste me Fox Neës në shkurt. Bondi u pyet nëse“Departamenti i Drejtësisë mund të publikojë listën e klientëve të Jeffrey Epstein?”.

Ajo u përgjigj: “Dosjen e kam mbi tavolinën time tani për ta shqyrtuar.”

Kjo i shtoi benzinë zjarrit të teorive konspirative, por flakët u shuan të hënën e kaluar, kur Departamenti i Drejtësisë tha se Epstein nuk mbante një listë klientësh dhe nuk do të bëheshin publike më shumë dosje që lidhen me hetimin e tij për trafikim seksual.

Shtëpia e Bardhë pretendoi se Bondi kishte folur për “tërësinë e të gjitha dokumenteve dhe lidhjen me krimet e Jeffrey Epstein”, gjë që i kënaqi pak komentues të krahut të djathtë, shumë prej të cilëve kanë ndërtuar karriera duke përhapur teori konspirative. /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje