
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se nuk do të garojë për t’u bërë shefi i ardhshëm i NATO-s.
Wallace është përfolur kohët e fundit si një nga emrat që mund të marrë drejtimin e aleancës euroatlantike dhe se madje Rishi Sunak do të fliste me Joe Biden për këtë çështje.
I pyetur për drejtimin e aleancës nga vjeshta, Wallace tha për Economist: “Kjo nuk do të ndodhë”. Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA, mendohet se kanë lobuar për Stoltenberg për të qëndruar. Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA nuk po “promovonte ndonjë kandidat të veçantë”.
NATO ka 31 anëtarë që pranojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen. Duke folur për mediat gjermane për postin kryesor muajin e kaluar, ëallace tha: “Unë gjithmonë kam thënë se do të ishte një punë e mirë. Kjo është një punë që do të doja. Por gjithashtu po e dua punën që bëj tani.”
Pavarësisht entuziazmit të tij të dukshëm për të pasuar Stoltenberg si kreun e ardhshëm të NATO-s, ai duket se nuk ka arritur të marrë mbështetjen e aleatëve kryesorë. Biden e përshkroi ëallace si “shumë të kualifikuar” për këtë detyrë kur u takua kohët e fundit në Uashington me kryeministrin Rishi Sunak.
Por privatisht, SHBA besohet të jetë një nga vendet që përpiqet të bindë Stoltenberg të qëndrojë, të paktën për një vit tjetër.
Lini një Përgjigje