TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2025, 13:03

"Do të blej Gazën"/ Hamasi reagon ashpër ndaj deklartës së Trump: Absurde, nuk është pasuri e paluajtshme

Shkruar nga Pamfleti

"Do të blej Gazën"/ Hamasi reagon ashpër ndaj

Hamasi ka reaguar lidhur me deklaratën e Trump për të marrë në kontroll të plotë enkalvën palestineze. 

“Rripi i Gazës nuk është një pjesë e pasurive të paluajtshme për t’u blerë dhe shitur, është një pjesë e pandashme e tokës sonë të pushtuar palestineze”, deklaroi një anëtar i byrosë politike të Hamasit, Izzat al-Rishq. 

Sipas tij, këto komente tregojnë një “injorancë të thellë” për Palestinën dhe rajonin.

“Ne denoncojmë vërejtjet e Trump për blerjen dhe zotërimin e Gazës. Këto deklarata janë absurde”, u shpreh ai. 

Të dielën, Trump tha se është i përkushtuar të blejë Gazën dhe t’i lejojë vendet e tjera të zhvillojnë pjesë të saj. “Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën,” u tha Trump gazetarëve në New Orleans.

 

Lini një Përgjigje