TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 14:55

Dita e fundit e mandatit si president, Biden publikon videon e lamtumirës: Falemindeirt Amerikë!

Shkruar nga Pamfleti
Dita e fundit e mandatit si president, Biden publikon videon e lamtumirës:
Joe Biden

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka postuar një video lamtumire. Në videon e postuar në profilin e tij në X” përfshihen momente të veçanta të mandatit të tij.

Biden është shprehur falënderues dhe mirënjohës, teska e ka cilësuar Amerikën si vend të shenjtë.

"Për mua Shtëpia e Popullit ka qenë gjithmonë për t'i mirëpritur të gjithë. Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale më gjerë se kurrë këto katër vitet e fundit", shkruan Biden krahas videos. 

Në video shihen shumë personalitete të shquara që vizituan Shtëpinë e Bardhë dhe zyrën e presidentit amerikan gjatë mandatit të tij, si Mariah Carey, Bono, Selena Gomez, Olivia Rodrigo, Billie Eilish e shumë të tjerë.

Inaugurimi i Donald Trump do të bëhet në orën 18:00 (me orën e Shqipërisë) në Capitol. Trump ka premtuar ndryshime rrënjësore, teksa do të ekzekutojë që në ditën e parë të mandati, ai do të nënshkruaje 200 akte ekzekutive.

joe biden shtepia e bardhe donald trump

Lini një Përgjigje