
Delegacionet nga Rusia dhe SHBA-ja kanë kryer ditën e djeshme konsultime teknike në Riad ditën e djeshme mbi mundësin e në armëpushimi gjithëpërfshirës 30 ditorë në Ukrainë. Sot të dyja delegacionet kanë dërguar raporte tek udhëheqësit e tyre përkatës dhe po presin përgjigje për hapat e radhës.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se pasi të analizohen raportet e bisedimeve mund të flitet nëse kemi dakordësi. Më tej, Peskov shtoi se mediat nuk duhet të presin që detaje nga bisedimet të publikohen. Sipas tij, ato janë çështje shumë teknike që nuk mund të ndahen me publikun e gjerë.
“Në fund të fundit, bëhet fjalë për bisedime teknike. Teknike- do të thotë bisedime me futjen në detaje, kështu që sigurisht që përmbajtja e këtyre bisedimeve nuk do të bëhet publike me siguri. Kjo është diçka që nuk duhet pritur. Aktualisht, raportet e bëra [nga delegacionet] në kryeqytetet e tyre janë duke u analizuar dhe vetëm më vonë do të jetë e mundur të flitet për ndonjë mirëkuptim", tha Peskov.
Lini një Përgjigje