
Marco Parroccini, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane, njëkohësisht dhe drejtuesi i të rinjve të Forca Italia, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit.
Ai ka treguar se telefonata e fundit me ish-kryeministrin italian ishte dy ditë para se të ndërronte jetë ku dha disa derektiva.
Parroccini u shpreh se edhe pse kishte probleme shëndetësore, Berlusconi ka punuar nga banesa për partinë Forca Italia.
“Ka dashur gjithmonë të punojë nga shtëpia për partinë. Edhe nëse jo fizikisht ai përmes telefonit, komunikonte me partinë. Përpara dy ditësh ka patur komunikimin e fundit ku dha direktivat e tij. Ndaj dhe humbja e tij këtë të hënë është diçka e papritur për ne”, tha Marco për “Euro News Albania”.
Ai tregoi gjithashtu se hera e fundit që ka biseduar fizikisht me Berluscon ka qenë përpara 1 muaji, ndërsa në telefon kanë komunikuar shpesh.
“Besoj se tregoi që është më i miri në gjithçka, pasi në futboll ishte presidenti që fitoi më shumë nga të gjithë, në biznes ishte ndër sipërmarrësit më të mëdhenj ndaj mund të themi se ishte më i miri për gjithçka”, përfundoi Parroccini.
Lini një Përgjigje