TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2024, 11:02

Dhunoi të riun me shkop bejsbolli, arrestohet pronari i rrjetit të njohur të dyqaneve kozmetike

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi të riun me shkop bejsbolli, arrestohet pronari i rrjetit të
Mirko Mrakužić

Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të dyqaneve të kozmetikës kroate, i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut, Mirko Mrakužić përfundoi në paraburgim.

Kjo pas dyshimeve se ka sulmuar një 36-vjeçar me shkop bejsbolli. Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur në Zagreb.

“Siç mësuam, ai e dhunoi 36-vjeçarin dhe e kërcënoi me vdekje, duke i thyer edhe makinën”, raporton Jutarnji list.

Shkak për ngjarjen është se trajneri ka dashur të takohet me bashkëshorten 47-vjeçare të Mrakuziqit.

Ai i dërgoi asaj një mesazh duke i kërkuar të takoheshin, por Mrakužić e pa mesazhin në vend të 47-vjeçares.

Për shkak të kësaj, Mrakužić doli në rrugë, ku fillimisht dëmtoi veturën e trajnerit. Më pas e ka sulmuar me shkop bejsbolli dhe duke qenë se kishte me vete edhe një thikë kuzhine, 36-vjeçari tha se kishte frikë për jetën. Ai ka tentuar të arratiset me një makinë, por, siç u tha hetuesve, nuk ka mundur ta ndezë.

 

 

mirko mrakužić

Lini një Përgjigje