Elon Musk ka mohuar zërat për një romancë me kryeministren e Italisë, Georgia Meloni. Komentet për një romancë Meloni-Musk erdhën pasi biznesmeni bëri një deklaratë në një mbrëmje gala në Nju-Jork, kur i dha asaj çmimin Global Citizen nga think tank-i i Këshillit Atlantik. “Edhe më e bukur nga brenda sesa nga jashtë.”. tha ai. Ajo nuk nguroi t’i kthejë komplimentin, duke e quajtur Musk një "gjeni të çmuar".
Pas këtyre komenteve filluan thashethemet. Madje edhe një klub global fansash për Teslën postoi një foto të të dyve, me mbishkrimin "A mendoni se ata janë bashkë?"
Por Musk ka mohuar çdo thashethem për një marrëdhënie me Melonin. “Unë isha atje me nënën time. Nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”, shkroi miliarderi amerikan i teknologjisë në “X”, një platformë që e ka në pronësi që nga viti 2022. Madje ai iu përgjigj postimit të diskutueshëm të klubit të fansave me një fjalë të shkurtër “Ne nuk jemi bashkë”
Lini një Përgjigje