TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Dhjetor 2023, 22:24

Detaje nga sulmi në Pragë: Në ndërtesën e universitetit u gjet një numër i madh armësh

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga sulmi në Pragë: Në ndërtesën e universitetit

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke Vit Rakusan ka zbuluar detaje nga sulmi në universitetin e Arteve në Pragë.

Ai tha se në ndërtesën e universitetit u gjet një numër i madh armësh, teksa shton se bilanci i sotëm mund të kishte qenë disa herë më i rëndë.

Policia dhe ministri i Brendshëm njoftuan gjithashtu se ka dyshime që autori është i përfshirë në dy vrasje të tjera të ndodhur javën e fundit.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për dy persona të vrarë javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës, ndërsa zbuluan se besojnë se autori i zgjodhi viktimat e tij rastësisht.

detaje arme

Lini një Përgjigje