TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2023, 20:24

Dërgimi i raketave me reze të gjatë në Kiev, Rusia kërcënon Britaninë: Një përshkallëzim serioz, kemi të drejtë të reagojmë

Shkruar nga Pamfleti

Dërgimi i raketave me reze të gjatë në Kiev, Rusia

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të transferuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow në Kiev, një "përshkallëzim serioz të situatës".

Në një deklaratë të fortë ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi Britaninë dhe tha se Moska rezervon tani të drejtën për të "marrë të gjitha veprimet e nevojshme" në përgjigje të kësaj lëvizje provokuese.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim si një tjetër hap jashtëzakonisht armiqësor të Londrës, që synon të pompojë më tej Ukrainën me armë dhe të çojë në një përshkallëzim serioz të situatës në zonën e operacionit special ushtarak”, thuhej në deklaratë.

Rusia tha se transferimi i raketave me precizion të lartë, të cilat kanë një rreze prej mbi 250 km, demonstron një "nivel të paprecedentë të përfshirjes së Britanisë së Madhe në konfliktin ukrainas".

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace konfirmoi dje se raketat do t'i dorëzoheshin Kievit, duke thënë se ato u ofronin forcave të armatosura të Ukrainës shansin më të mirë për t'u mbrojtur kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë.

moska britania kërcënim

Lini një Përgjigje