
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përpoq të mblidhte bazën e tij sot, dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale vendimtare, më përçarësit me të cilët është përballur në dy dekadat e tij në detyrë.
Në një lagje tradicionalisht konservatore të Stambollit, Erdogan iu drejtua mbështetësve të tij këtë pasdite dhe më pas përuroi një xhami, një nga mijëra që janë ngritur nën presidencën e tij në të gjithë vendin.
Në fjalën e tij, Erdogan ka paralajmëruar se vendi "do të paguajë një çmim të rëndë" nëse opozita, fiton zgjedhjet.
Sondazhet tregojnë se rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu i Partisë Republikane Popullore (CHP) kryeson me një diferencë të ngushtë. Të enjten, një nga katër kandidatët, Muharem Ince, tërhoqi kandidaturën e tij, një fakt që vëzhguesit thonë se favorizon opozitarin Kiliçdaroglu.
Nëse asnjë nga tre të tjerët nuk arrin të mbledhë më shumë se 50% të dielën, dy të parët do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e dytë më 28 maj. Përballë pakënaqësisë së shprehur nga një pjesë e shoqërisë, Kilicdaroglu e bazoi fushatën e tij në mesazhe pozitive, duke shmangur sulmet personale ndaj Erdoganit për t'u fokusuar në premtimet për rivendosjen e stabilitetit ekonomik dhe lirive.
Kreu i opozitës thekson se prioritet i tij është kthimi në sistemin parlamentar, për të mbyllur kapitullin e presidencës që mori plotfuqinë pas reformës kushtetuese të vitit 2017. Për ta bërë këtë, opozita duhet të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare, por opinioni dhe sondazhet për momentin po i japin epërsinë aleancës konservatore të Erdoganit.
Lini një Përgjigje