TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2024, 17:58

Darkë presidentësh më 13 nëntor, Biden pret Trump-in në Shtëpinë e Bardhë!

Shkruar nga Pamfleti

Darkë presidentësh më 13 nëntor, Biden pret Trump-in në

Presidenti aktual Joe Biden dhe ai i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohen të mërkurën, më datë 13 nëntor ku do të flasin për një sërë çështjesh.

Sipas këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden do t'i thotë Trumpit dhe Kongresit se SHBA nuk duhet të largohen nga Ukraina, duke shpjeguar se një veprim i tillë mund të nxisë më shumë destabilitet në Evropë.

"Presidenti Biden do të argumentojë se ne kemi nevojë për burime të vazhdueshme për Ukrainën përtej përfundimit të mandatit të tij", tha Jake Sullivan.

Ai tha gjithashtu se do t'i ofronte Biden mundësinë për t'i shpjeguar Trumpit se si e sheh gjendjen e Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Lini një Përgjigje