TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2025, 19:19

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Çfarë deklaruan liderët europianë para se të mbërrinin në Shtëpinë e Bardhë, koordinimi i qëndrimeve me Zelenskyn dhe shpresa për vendosjen e paqes në Ukrainë…

Masa sigurie "drakoniane" rreth rrugëve që të çojnë në Shtëpinë e Bardhë përpara nisjes së takimit mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë. Kjo ishte panorama disa orë përpara nisjes së Samitit për Ukrainën që mblodhi në Shtëpinë e Bardhë liderët europianë, Presidentin ukrainas, në një takim me mikpritësin Donald Trump.

I fundit nga liderët europianë, që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ishte Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa pak para tij ishte kancelari gjerman, Fridrih Merz, që u mikprit nga një prej zyrtareve të administratës Trump.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Liderët europianë mbërritën një nga një në Shtëpinë e Bardhë, proces që zgjati rreth 45 minuta, ndërsa sipas agjendës zyrtare seria e takimeve nis në orën 19:00, dhe janë programuar 6 seanca, e fundit nis në orën 22:00, ndërsa nuk dihet se kur përfundon.

Ndërkohë Presidenti ukrainas ka mbërritur rreth orës 19:14, ku  prit personalisht nga homologu amerikan, Donald Trump.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

"Ne i duam ata"

Ndërsa Trump përshëndeti Zelenskyn te dera, gazetarët i drejtuan pyetje presidentit amerikan.

“Cili është mesazhi juaj për popullin ukrainas?” e pyesin ata.

"Ne i duam ata", përgjigjet Trump lakonikisht, ndërsa pozon për foto me Zelenskyn përpara se të dy të hyjnë në ndërtesë.

Agjenda e takimeve

Në orën 19:00, udhëheqësit evropianë do të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë.
Në orën 20:00, Presidenti i SHBA-së do të përshëndesë Zelenskyn.
Në orën 20:15, në Zyrën Ovale do të fillojë një takim dypalësh midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.
Në orën 21:15, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me udhëheqësit evropianë në Sallën e Shtetit.
Në orën 21:30 do të ketë një foto të përbashkët të Presidentit Amerikan me udhëheqësit evropianë në Cross Hall.
Në orën 22:00, në Sallën Lindore do të fillojë një takim shumëpalësh midis Presidentit të SHBA-së dhe udhëheqësve evropianë.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky
Kush është zyrtarja që i mirëpreti udhëheqësit?

Liderët europianë u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga Monica Crowley, shefe e protokollit. Nga analiste e Fox News deri te anëtare kyçe e ekipit të Presidentit Trump , ajo e gjeti veten në qendër të vëmendjes, ndërsa magjepsi Vladimir Putinin në samitin e Alaskës.

Monica Crowley e bëri udhëheqësin rus të buzëqeshte ndërsa shtrënguan duart pak para nisjes së tij nga Baza Ajrore Elmendorf në Anchorage të Alaskës, të premten.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Nga Zelensky te Starmer e Meloni, çfarë deklaruan para takimit?

Mbretëria e Bashkuar mbështet një marrëveshje paqeje në Ukrainë pa një armëpushim paraprak. Ky është qëndrimi i mbajtur nga Kryeministri britanik Keir Starmer, duke mbështetur kështu qëndrimin e shfaqur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehet se është e pamundur që Ukraina t'ia lëshojë territorin e saj Rusisë.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Kjo u deklarua nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky para takimit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington, sipas kanalit televiziv të lajmeve Clash Report.

“Zelensky thotë se do të jetë e pamundur t’i lëshohet territor Rusisë”, thuhet në botim. Presidenti ukrainas shoqërohet në Samit nga Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelensky, Sergiy Kyslytsya, zëvendësministër i parë i punëve të jashtme, ish-ambasador në OKB, Rustem Umerov, kreu i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës, kreu i delegacionit të Ukrainës në bisedimet e Stambollit, Pavlo Palisa, një ish-komandant ushtarak dhe zëvendëskryetar i zyrës presidenciale dhe Ihor Brusylo, zëvendësdrejtor i zyrës presidenciale. 

“Së bashku me udhëheqësit e Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Komisionit Evropian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ne koordinuam qëndrimet tona përpara takimit me Presidentin Trump. Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe për krijimin e një arkitekture të re sigurie. Ne kemi nevojë për paqe", deklaroi Zelensky më herët.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Në anën tjetër, një prej zëdhënësve të Qeverisë gjermane, theksoi rëndësinë e samitit të Ukrainës midis Trump dhe Zelensky këtë mbrëmje.

Bisedimet mund të jenë "një moment i rëndësishëm", si për rrjedhën e mëtejshme të luftës ashtu edhe për të ardhmen dhe sigurinë e Evropës, tha Steffen Meyer, një prej zëdhënësve të Qeverisë gjermane.

"Aktualisht po shohim diplomaci në temperaturë të lartë ose me shpejtësi të lartë", vazhdoi ai. Zëdhënësi i politikës së jashtme të CDU-së, Armin Laschet, pret një "javë vendimesh" për Ukrainën dhe të gjithë Evropën.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, paralajmëroi se nuk ka zgjidhje të lehta për luftën në Ukrainë, por beson se ka rreze shprese.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësja e saj, Giorgia Meloni shprehet se beson se “ne duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme”.
“Nuk ka zgjidhje të lehta. Unë besoj se ne duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të siguruar paqen dhe sigurinë e popujve tanë. Puna që do të bëjmë sot është e rëndësishme. Ajo shtoi se “më në fund ka shkëndija shprese për dialog”, tha ajo.

Në anën tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetet sociale, teksa liderët europianë mbërrinin në Shtëpinë e Bardhë, se “ditë e mrekullueshme në Shtëpinë e Bardhë. Kurrë më parë nuk kemi pasur kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën! Le të shohim, cilat do të jenë rezultatet?”.

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

Më parë, përfaqësuesi special i Donald Trump, Steve Witkoff, tha se Donald Trump do të diskutojë çështjen territoriale me Zelenskyn.

Mediat perëndimore shkruan se Trump u tha udhëheqësve evropianë se njohja e të gjithë rajonit të Donbasit nga Kievi si territor rus do të ndihmonte në arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje paqeje. Ëashington Post raporton se mes presionit ndaj Zelenskyt për një marrëveshje, SHBA-të do të ofrojnë disa garanci sigurie .

Megjithatë, të gjithë parametrat do të diskutohen më tej midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe aleatëve evropianë gjatë takimit të tyre këtë pasdite në Uashington. /Pamfleti/

Cili do jetë fati i Ukrainës? Nis takimi Trump-Zelensky

 

Lini një Përgjigje