Rusia ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale Sarmat-Satan II në kodin e përdorur në Perëndim dhe e aftë për të lëshuar koka të shumta bërthamore, pikërisht teksa Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ishte në Ukrainë. Lajmin e ka konfirmuar CNN, teksa thotë se burimet i ka nga dy zyrtarë amerikanë.
Moska më parë kishte informuar paraprakisht, Shtetet e Bashkuara. Një tjetër burim i cituar nga CNN zbuloi se testi nuk përbënte rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se SHBA nuk e konsideronte atë një anomali ose një përshkallëzim. Zyrtarët amerikanë besojnë se nëse testi do të ishte i suksesshëm, presidenti rus Vladimir Putin do ta kishte përmendur në fjalimin e djeshëm.
Ndërkohë që sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore të Ukrainës ka hyrë në mbrëmë në veprim. Më pas, administrata ushtarake rajonale e Sumy shkroi në kanalin e saj Telegram se "sulmi u zmbraps dhe objektivi u godit".
Gjatë natës, popullsia e qytetit ndjeu një shpërthim të fortë. Pak më vonë u zbulua se ishte vepër e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 78 shpërthime si pasojë e granatimeve ruse në rajonin Sumy. Sipas administratës ushtarake rajonale, pushtuesit bombarduan dje 5 bashkësi territoriale në rajon.
Lini një Përgjigje