TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2026, 08:12

Bombardimet izraelite shembin ndërtesën 22-katëshe në Bejrut, dalin pamjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Bombardimet izraelite shembin ndërtesën 22-katëshe në
Bombardimet izraelite shembin ndërtesën 22-katëshe në Bejrut

Një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Bejrutit u shënjestrua nga granatimet izraelite të mërkurën në mëngjes. 

Siç mund të shihet në video, ndërtesa 22-katëshe në zonën e Basrës u shemb nga sulmi izraelit.

Sipas raportimeve, forcat e armatosura izraelite i kishin paralajmëruar banorët e zonës të evakuoheshin një orë para sulmit.

Sipas të njëjtave informacione, kjo ishte hera e katërt që ndërtesa në fjalë u shënjestrua nga bombardimet izraelite.

Tre sulmet e mëparshme u kryen më 12 mars, pasi Izraeli besonte se Hezbollahu po e përdorte ndërtesën për të ruajtur para për të financuar luftën e tij.

Ndërtesa që u shemb ndodhej pranë zyrës së kryeministrit libanez dhe zyrave të tjera qeveritare.

Ministria e Shëndetësisë thotë se të paktën gjashtë persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve.

 “U zgjuam rreth orës 05:00 të mëngjesit nga zhurma e shpërthimit. Këtu nuk është e ashtuquajtura zemra e Hezbollahut në Bejrutin jugor. Këtu është qendra e qytetit, e rrethuar nga biznese dhe hotele”, rrefeu një banor për BBC.

bombardimet izraelite shembin ndërtesën 22-katëshe në bejrut

Lini një Përgjigje