Ai theksoi se të gjitha vendet që preken ekonomikisht nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, duhet të bashkohen me SHBA-në për të lejuar kalimin e anijeve të naftës...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar ndihmë nga aleatët dhe fuqitë e tjera për të zgjidhur situatën në ngushticën e Hormuzit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Truth”, Trump tha se shpresonte që Britania e Madhe, Japonia, Franca, Korjea e Jugut dhe Kina të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se të gjitha vendet që preken ekonomikisht nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, duhet të bashkohen me SHBA-në për të lejuar kalimin e anijeve të naftës, vetëm duke i mbrojtur ato. Sipas Trumpit, SHBA-ja do të merret me shkatërrimin e anijeve dhe mjeteve të tjera sulmuese të Iranit.
“Shumë vende, veçanërisht ato që preken nga përpjekja e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, do të dërgojnë Anije Luftarake, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt. Ne tashmë kemi shkatërruar 100% të aftësisë ushtarake të Iranit, por është e lehtë për ta të dërgojnë një ose dy dronë, të hedhin një minë ose të lëshojnë një raketë me rreze të afërt diku përgjatë ose brenda kësaj Rruge Ujore, pavarësisht se sa keq janë mundur. Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët, që preken nga ky kufizim artificial, do të dërgojnë Anije në zonë në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më një kërcënim nga një Komb që është prerë plotësisht. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë deri në bregdet dhe do të qëllojnë vazhdimisht anijet dhe varkat iraniane nga uji. Në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit, TË SIGURTË dhe TË LIRË! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi ai.
Heuu,po ti presileshi i PAQES kishe nje BEAUTIFUL OCEAN midis SHBA-se dhe BE-se,eahh..?! Tashti te erdhi veza me dale dhe s’po gjen furrik,eahh…E ule hunden or FODULL,dhe po kerkon ndihme. KOQE KANDARI! Ndalo GJAKDERDHJEN dhe distancohu nga Izrakrimi.
Poooo…!!
Idioti portokalli sikur kishte te gjithe kohen qe i nevojites, ushtrine dhe fuqine e zjarrit me te madhe ne bote dhe nuk i duheshin aleate qe hynin ne fushebeteje pasi ky kishte fituar?! C’ne kerkon ndhme tani tek ata qe ka perbuzur e poshteruar?! Thua ta kete kuptuar idioti qe Netanyahu e ka futur ne qorrsokak?!
Ne fakt ka harruar tju pyese ju komentakareve dhe keta te pamfletit. Jepini ju nje dore se oa ju nuk can dot.