TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 22:28

Bilanc lufte në Slloveni, moti i keq shkakton viktima dhe miliona dollar dëme  

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc lufte në Slloveni, moti i keq shkakton viktima dhe miliona dollar

Një stuhi e re, më e fortë ka goditur Slloveninë, ajo po lëviz drejt juglindjes së vendit dhe aktualisht është mbi kënetat e Lubjanës, në jug të kryeqytetit. Stuhia shoqërohet me rrebeshe të dendura, janë të mundshme erëra të forta dhe breshëri, njoftoi agjencia sllovene e mjedisit ARSO.

“Një stuhi e re më e fortë goditi Slloveninë, ajo filloi nga Gornji Posočje dhe arriti në kodrat Poljanska dolina, Žir dhe Polhograj. Një stuhi me rrebeshe më të forta gjatë së cilës janë të mundshme erëra dhe breshëri më të forta po lëviz drejt juglindjes”, shkruan ARSO.

Qendra e Informimit për Rrugët Shtetërore ka thënë se për shkak të stuhive të forta dhe breshrit, drejtuesve të mjeteve nuk u rekomandohet të lëvizin në aksin Brezovicë – Vërhnika.

Sipas pamjeve të radarëve, një stuhi e re po vjen nga drejtimi i Bovšek, duke lëvizur në juglindje.

Dëmet e shkaktuara nga më shumë se 36 orë shira të dendur në Slloveni do të kalojnë 500 milionë euro, tha sot kryeministri, Robert Golob, transmeton Slovenia Times.

Duke folur me gazetarët pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u informua mbi situatën më 5 gusht, Golob tha se dy të tretat e vendit u prekën nga fatkeqësia më e keqe natyrore që ka goditur vendin në 30 e më shumë vjet. Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni.

slloveni moti i keq

Lini një Përgjigje