TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shtator 2023, 15:47

Bilanc “apokaliptik” në Marok, shkon në 2,500 numri i viktimave nga tërmeti; ekipet e shpëtimit në luftë me kohën

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc “apokaliptik” në Marok, shkon në 2,500 numri i

Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme, ka arritur në 2500 të vdekur.

Në Marok ekipet e shpëtimit janë në garë kohën për të nxjerrë nga rrënojat, personat të cilët mund të jenë ende të gjallë poshtë ndërtesave të shembura.

Bilanc “apokaliptik” në Marok, shkon në 2,500 numri i

Gjithashtu në tokën e tragjedisë kanë mbërritur edhe ekipet e shpëtimit nga Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara. Fshatra të tërë janë fundosur, të tjerë të rrënuar, në disa prej tyre toka është ndarë më dysh nga lëkundjet.

Të paktën 300 mijë njerëz u prekën nga lëkundjet në Marrakesh dhe rajonet përreth sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një aktivist në zonat malore komunikon për mediat e huaja se situata është katastrofike, teksa shtëpitë me tulla balte kanë varrosur njerëzit dhe strukturat e paqëndrueshme të tyre kanë shkaktuar më shumë viktima.

Bilanc “apokaliptik” në Marok, shkon në 2,500 numri i

Banorët e fshatrave të izoluar në majat e maleve të Atlasit nuk kanë as ujë as ushqim, as energji. Ndërsa vetë banorët kanë nisur të pastrojnë rrugët nga inertet dhe të krijojnë kalime. Video të panumërta të tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun janë shfaqur në 24 orët e fundit, duke dokumentuar shkallën e tragjedisë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.

Bilanc “apokaliptik” në Marok, shkon në 2,500 numri i

Shumë banorë flenë në rrugët e Marrakeshit të frikësuar për tu rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lëkundjet. Banorët në rrëfimet bëra për mediat e huaja thonë se tani ata vetëm mund të presin. Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit duke shkatërruar totalisht ultësirën e vargmalit.

bilanci marok viktimat

Lini një Përgjigje