TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shtator 2023, 14:06

Tërmeti i fuqishëm në Marok, momenti kur dasma ndërpritet nga tronditjet bëhet viral në rrjetet sociale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fuqishëm në Marok, momenti kur dasma ndërpritet

Tërmeti në Marok me magnitudë 6.8 i së premtes, me epiqendër në Malet e Atlasit të Lartë, ka dëmtuar rëndë qytetin e Marakeshin, vendin e mbrojtur nga UNESCO.

Fshatra të tërë janë rrafshuar totalisht, ndërsa shqetësuese mbetet ndihma në zonat provincial. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi 2500, ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.

Një video e publikuar nga BCC, shihet momenti kur tërmeti ndërpreu performancën muzikore të një këngëtari në një dasmë në Marrakech.

Këngëtari së bashku me grupin e tij sapo ndjenë lëkundjet, braktisën skenën dhe u drejtuan drejt daljes. Të bërtitura dhe panik mes dasmorëve, të cilët po përpiqeshin të dilnin nga lokali.

 

 

 

tërmeti i fuqishëm në marok dasma

Lini një Përgjigje