Mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi në përdorimin e Facebook, duke ngritur shqetësime për funksionimin e rrjetit social.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e monitorimit Downdetector, janë regjistruar më shumë se 11 mijë raportime që lidhen me probleme në platformë.
Pjesa më e madhe e ankesave, mbi 60%, kanë të bëjnë me funksionimin e faqes së internetit të Facebook, ndërsa rreth 16% e përdoruesve kanë raportuar vështirësi gjatë procesit të hyrjes në llogaritë e tyre.
Raportime për probleme janë regjistruar edhe nga përdorues në Shqipëri.
Sipas të njëjtave të dhëna, problemet më të theksuara shfaqen në versionin desktop të Facebook, ku disa përdorues nuk arrijnë të postojnë, të ndajnë apo të shikojnë përmbajtje në platformë.

Lini një Përgjigje