TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2024, 20:38

Biden propozon Kamala Harris si kandidate presidenciale!

Shkruar nga Pamfleti

Biden propozon Kamala Harris si kandidate presidenciale!

Pas dorëheqjes nga gara presidenciale, Joe Biden i ka propozuar Demokratëve, nënpresidenten Kamala Harris si pasardhësin e tij për nominimin presidencial.

Me anë të një postimi në "X", Biden ftoi demokratët që të mbështesin Kamalan në mënyrë që të mundin ish-presidentin Donald Trump. 

Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët - është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë“, shkruan Biden në “X“.

Lini një Përgjigje