TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2025, 22:49

Bëri thirrje për vrasjen e Trump dhe sulme me bomba, arrestohet 23-vjeçari në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Bëri thirrje për vrasjen e Trump dhe sulme me bomba, arrestohet

Një burrë nga Indiana u arrestua këtë javë për postimin e videove në llogarinë e tij TikTok duke nxitur dhunë kundër autoriteteve amerikane, duke përfshirë vrasjen e Presidentit Donald Trump .

I dyshuari është identifikuar si Douglas Thrams , 23 vjeç, nga Gossin, Indiana. Sipas një agjenti të FBI-së, ai i postoi videot midis 20 dhe 22 janarit.

Në njërën prej tyre ai bën thirrje për “sulme me bomba në të gjitha ndërtesat qeveritare” dhe, duke iu referuar Presidentit Trump, komenton: “Kësaj radhe duhet ta vrasim, mos dështoni”.

Thrams ka të ngjarë t'i referohet dy atentateve ndaj Trumpit vitin e kaluar më 13 korrik në Pensilvani dhe 15 shtator në Florida. Në një video tjetër, ai mbron ndryshimin politik "me armë, sepse kjo është e vetmja mënyrë".

Lini një Përgjigje