TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2025, 20:29

BE në ankth para inaugurimit të Trump/ Çfarë po luhet në prapaskenë dhe trekëndëshi Francë-Gjermani-Britani

Shkruar nga Pamfleti

BE në ankth para inaugurimit të Trump/ Çfarë po luhet

Presidenti francez po luan një rol drejtues në proceset europiane, teksa sot është takuar me kryeministrin britanik, Chris Starmer , ndërkohë që të dy janë vënë në shënjestër të kritikave të Elon Musk . Në krye të axhendës së takimit të sotëm është Ukraina, por edhe çështje si inteligjenca artificiale, zhvillimi ekonomik dhe imigracioni legal.

Shumica e kryeqyteteve europiane janë në alarm në orët e fundit, pasi po afron ora kur Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA.

Pas asaj që tha Donald Trump për Groenlandën , si dhe sulmeve personale që liderët kryesorë evropianë kanë marrë në rrjetet sociale nga Elon Musk , pas presidentit francez Emmanuel Macron , dje ka mbajtur qëndrim të hapur edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz , duke i vënë frerë çdo mendimi për ndryshimin e kufijve.

Scholz: Siguria "shumë e tensionuar" në Evropë

“Kufijtë nuk mund të zhvendosen me forcë. Kjo vlen për çdo vend qoftë në lindje apo perëndim dhe është themeli i rendit tonë paqësor. Dhe çdo shtet duhet t'i përmbahet, pavarësisht nëse është një vend i vogël apo një shtet shumë i fuqishëm”, tha kancelari gjerman në deklaratën e tij të jashtëzakonshme, por pa iu referuar me emër Donald Trump.

Ai gjithashtu përmendi se kishte pasur bisedime për këtë çështje me partnerët evropianë dhe me presidentin e Këshillit Evropian të BE-së, Antonio Costa , gjatë të cilave, siç tha ai, "u bë e qartë një mungesë mirëkuptimi në lidhje me disa deklarata që vinin nga SHBA”. Kancelari e përshkroi NATO-n  si "mjetin më të rëndësishëm për mbrojtjen " dhe "një shtyllë qendrore të marrëdhënieve transatlantike". Scholz theksoi se " evropianët duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe kërkohet një përgjigje vendimtare dhe e kujdesshme ndaj faktit që në të ardhmen e afërt, situata e sigurisë në Evropë do të mbetet shumë e tensionuar”. “Bazuar në një analizë të përbashkët të kërcënimeve, do të përcaktohet saktësisht se çfarë kapacitetesh ushtarake kërkohen”, tha ai.

Takimi Macron - Blinken

Ndërkohë, në proceset paralele diplomatike që po zhvillohen në 24 orët e fundit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar dje në Paris një takim me kreun e Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken . Tema e takimit dypalësh ishte "mbështetja e qëndrueshme" për Ukrainën, me të dy politikanët që ndanë gjithashtu "shqetësimet" e tyre për ndihmën e Kinës për makinën luftarake të Kremlinit. Lidhur me Lindjen e Mesme , Macron dhe Blinken "diskutuan rëndësinë e një procesi kalimtar në Siri që është gjithëpërfshirës dhe mbron të drejtat e popullit sirian", duke iu referuar gjithashtu "nevojës për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi në Gaza që do të sigurojë çlirimin e të gjithë pengjeve pa vonesë të mëtejshme”.

Macron - Starmer

Presidenti francez po luan një rol drejtues në proceset europiane, teksa sot është takuar me kryeministrin britanik, Chris Starmer , ndërkohë që të dy janë vënë në shënjestër të kritikave të Elon Musk . Në krye të axhendës së takimit të sotëm është Ukraina, por edhe çështje si inteligjenca artificiale, zhvillimi ekonomik dhe imigracioni legal. Megjithatë, nuk mund të anashkalohet fakti që takimi dypalësh vjen pas breshërisë së postimeve të Elon Musk kundër dy liderëve, sipas Politico. Ndërkohë, "takimi midis dy liderëve - të cilët u takuan për herë të fundit në Paris në nëntor - vjen gjithashtu përpara dy ngjarjeve të mëdha, një takim i mbrojtjes MB-BE që zhvillohet në margjinat e samitit joformal të BE-së më 3 shkurt", nënvizon media, kur Samiti i jashtëzakonshëm do të ketë të bëjë thjesht me mbrojtjen e përbashkët evropiane, një kërkesë e formuluar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në fund të fundit, gjetja e një modus operandi të mbrojtjes midis Britanisë dhe BE-së do të ishte një gjë e mirë si një zhvillim pas qëndrimeve të njëpasnjëshme të Presidentit të sapozgjedhur amerikan për kuadrin e sigurisë euro-atlantike, të cilat i shqetësojnë liderët evropianë, si arkitekturë e mbrojtjes. Kontinenti i Vjetër nuk mund të përjashtohet nga një mosmarrëveshje e hapur. Megjithatë, deri në inaugurimin e Donald Trump më 20 janar, administrata amerikane mbetet e përkushtuar ndaj kornizës euroatlantike, por edhe mbështetjes së Ukrainës me çdo mjet.

Në udhërrëfyesin informal që liderët e lartë evropianë thuhet se kanë hartuar për t'u marrë me situatën e re globale pas inaugurimit të Trump, hapi i parë është udhëtimi në Uashington i Ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë si vend kryesues.

“Ideja që një grup ministrash nga tre vende të mëdha të BE-së të udhëtojnë së bashku në SHBA është t'i dërgojnë një mesazh Trumpit se Evropa do të jetë e bashkuar kundër tij”, tha njëri nga diplomatët. /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje