TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2025, 18:20

BE-ja ngulmon ta bëjë Belgjikën bashkëpunëtore në ‘vjedhjen e shekullit’!

Shkruar nga Gregorio Sorgi dhe Hans von der Burchard

BE-ja ngulmon ta bëjë Belgjikën bashkëpunëtore në

Belgjika mohon me forcë se po bën diçka të gabuar.

Vendet e frustruara të BE-së kanë shtuar presionin mbi Belgjikën, për të liruar 140 miliardë euro nga rezervat e ngrira ruse të mbajtura në Bruksel.

Ato akuzojnë qeverinë e Bart De Wever se nuk ka zbuluar plotësisht se çfarë bën me të ardhurat tatimore nga këto asete.

Komisioni Evropian dëshiron që 27 vendet e BE-së të bien dakord të dërgojnë rezervat ruse si një kredi dëmshpërblimi për Kievin, në takimin e rëndësishëm të Këshillit Evropian më 18 dhjetor, në një përpjekje për të shpëtuar ekonominë ukrainase.

Por kryeministri belg Bart De Wever vijon të rezistojë. Madje ai e përshkallëzoi kundërshtimin e tij të enjten në mbrëmje, ku tha se Belgjika do të jetë përgjegjëse nëse Moska merr mbrapsht miliardat.

Megjithatë, pesë diplomatë nga vende të ndryshme evropiane u ankuan se Belgjika duket se ka një axhendë dytësore në mbajtjen e parave të Rusisë për shkak të taksës së gjeneruar.

Ata vunë në dukje se Belgjika po shkelte një angazhim ndërkombëtar, të bërë vitin e kaluar, për të zbuluar se çfarë po bënte me taksën nga rezervat e ngrira, të cilat supozohet të shkonin në Ukrainë.

Diplomatët thanë se paratë ende po derdheshin në buxhetin kombëtar belg, duke e bërë të pamundur përcaktimin nëse Belgjika po i përmbush plotësisht angazhimet e saj ndaj Kievit.

Diplomatët folën me kusht që ata-dhe vendet që ata përfaqësojnë  të mbeten anonimë. Belgjika mohon me forcë se po bën diçka të gabuar.

Nëse Belgjika vazhdon të kundërshtojë dërgimin e fondeve të ngrira në Kiev, thanë diplomatët, vendet anëtare të BE-së do t'i përdorin gjithnjë e më shumë takimet në prag të samitit të Këshillit Evropian për të pyetur nëse Belgjika po përfiton nga të ardhurat tatimore apo po vonon pagesat për Ukrainën.

Ata gjithashtu vunë në dyshim nëse Belgjika po përdor të ardhurat e rregullta tatimore për të mbështetur Ukrainën, siç bëjnë vendet e tjera evropiane apo thjesht po mbështetet në taksat nga rezervat ruse.

Në dritën e kësaj sjelljeje të vazhdueshme zvarritëse, lind pyetja nëse është kuptuar vërtet se është siguria e Evropës që është në rrezik këtu. Dhe duke pasur parasysh të dhënat, ka dyshime nëse Belgjika po e mban premtimin e saj për t’i dërguar Ukrainës fitimet e saj të papritura nga taksat.”, tha një diplomat i lartë i BE-së për POLITICO-n.

Qeveria belge i hodhi poshtë kritikat e diplomatëve, duke thënë se të gjitha taksat e fituara nga rezervat ruse të mbajtura në bankën Euroclear në Bruksel janë "të destinuara" për Kievin.

Ajo nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse të gjitha ishin paguar tashmë.

Qeveria belge është zotuar të ndajë të gjitha të ardhurat nga taksat e korporatave nga të ardhurat nga interesat mbi asetet e palëvizshme të Rusisë në Euroclear për të mbështetur Ukrainën. Për vitin 2025, këto të ardhura aktualisht vlerësohen në rreth 1 miliard euro”, tha një zyrtar belg.

Qeveria belge këmbënguli gjithashtu se paratë e paguara Ukrainës vinin nga burime të qeverisë federale belge përtej taksës mbi asetet.

Meqenëse asetet ruse mbahen nga depozita me seli në Bruksel, Euroclear, qeveria belge vendos një taksë korporative prej 25 për qind mbi fitimet e gjeneruara nga interesi mbi asetet.

“Ky financim është tërësisht i destinuar për Ukrainën dhe shkon drejt ofrimit të mbështetjes ushtarake pajisje ushtarake, trajnime, etj., si dhe artikuj të kufizuar civilë siç janë ambulancat”, vazhdoi zyrtari belg.

Një pjesë e frustrimit midis aleatëve të Belgjikës në BE është se kjo mungesë transparence ishte menduar të zgjidhej vitin e kaluar.

Në vitin 2024, disa vende perëndimore akuzuan qeverinë belge se po përdorte një pjesë të të ardhurave tatimore nga asetet për të mbuluar nevojat e zakonshme buxhetore. Në përgjigje të kësaj kritike, qeveria e mëparshme belge u zotua të transferonte të ardhurat tatimore në një instrument financiar të BE-së dhe G7 për Ukrainën.

Por Belgjika nuk e mbajti kurrë atë premtim. Kur u pyet pse nuk po e përdorte instrumentin special për të qenë transparente në lidhje me fondet, qeveria belge nuk u përgjigj.

Një diplomat i dytë i lartë i BE-së, kritik ndaj Belgjikës, ka një shpjegim për këtë.

"Të ardhurat nga taksat, janë tashmë pjesë e buxhetit të tyre të brendshëm dhe ata nuk duan të heqin dorë prej tyre", shprehet ai./ Përshtati “Pamfleti”, marrë nga "Politico"

Lini një Përgjigje