TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2025, 19:29

Arrestimi në Turqi i Imamoglu, Von der Leyen: Jam thellësisht e shqetësuar, të mbrohen vlerat demokratike

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi në Turqi i Imamoglu, Von der Leyen: Jam thellësisht e

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka cilësuar si thellësisht shqetësues arrestimin e kryetarit të Bashkisë të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Ursula von der Leyen tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane.

Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.

Ne duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj normave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore”, u shpreh Von der Leyn përballë gazetarëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa thjesht deklaroi se ishte dakord me fjalët e Ursula von der Leyen për këtë çështje.

Lini një Përgjigje