TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 07:40

Armëpushimi SHBA–Iran, Netanyahu: Mbështesim Trump, Libani mbetet jashtë marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Armëpushimi SHBA–Iran, Netanyahu: Mbështesim Trump, Libani
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se vendi i tij mbështet iniciativën e Donald Trump për një pezullim të përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, ndërsa ka sqaruar se kjo marrëveshje nuk përfshin territorin e Libanit.

Në një deklaratë zyrtare nga zyra e tij, Netanyahu theksoi se Izraeli është i gatshëm të pranojë një pauzë dyjavore në operacionet ushtarake, me kusht që Irani të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në rajon.

“Izraeli ka mbështetur vendimin e presidentit Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticat dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve në rajon.

Izraeli gjithashtu mbështet përpjekjet e SHBA-ve për të siguruar që Irani të mos përbëjë më një kërcënim bërthamor, raketor dhe terrorist ndaj Amerikës, Izraelit, fqinjëve arabë të Iranit dhe botës.

Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë të përkushtuara për arritjen e këtyre objektivave, të përbashkëta për SHBA-të, Izraelin dhe aleatët rajonalë të Izraelit, në negociatat e ardhshme.”, thuhet në deklaratën e Izraelit.

Më tej, Netanyahu nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që Irani të mos përbëjë më një rrezik bërthamor, raketor apo terrorist, si për rajonin ashtu edhe më gjerë.

Ai shtoi se këto objektiva pritet të jenë në fokus të bisedimeve të ardhshme mes palëve, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA-së, Izraelit dhe aleatëve të tyre në rajon.

Megjithatë, Netanyahu bëri të qartë se armëpushimi aktual nuk shtrihet në Liban, duke theksuar një dallim të rëndësishëm nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili kishte lënë të kuptohej se ndalimi i armiqësive do të përfshinte edhe këtë vend.

Lini një Përgjigje