TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2024, 16:44

Anglia nis aksionin për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm, javën e ardhshme drejt Ruandës

Shkruar nga Pamfleti

Anglia nis aksionin për arrestimin e emigrantëve të

Policia ka nisur aksionin në Britaninë e Madhe për të arrestuar sa më shpejt personat që pritet të zhvendosen në Ruanda si pjesë e marrëveshjes së Britanisë së Madhe për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Ky aksion është pika kyçe e planit për fluturimet që do të kryhen në Ruanda në 9 deri 11 javët e ardhshme duke sjelle një moment historik në planin e qeverisë për ndalimin e kalimeve me gomone në kanalin La Mansh.

Synohet që kjo politikë, t’i pengojë emigrantët të ndërmarrin udhëtime me gomone në kanalin e La Mansh duke dhënë mesazhin se ata të cilët mbërrijnë ilegalisht në vend, nuk mund të qëndrojnë.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që në kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.

Transportimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda.

Lini një Përgjigje