TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2024, 15:28

Rritet pakënaqësia ndaj Erdoganit/ Protesta në Turqi për 1 Majin, punonjësit përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Rritet pakënaqësia ndaj Erdoganit/ Protesta në Turqi për 1

1 Maji, dita kur punëtorë e aktivistë marshojnë nëpër rrugë e mblidhen në qendrat e qyteteve për të nderuar punonjësit anekënd globit, riktheu në Stamboll protestat dhe dhunën.

Tubuesit janë përleshur ashpër me policinë në lagjen Sarachane teksa mijëra efektivë ishin shpërndarë më herët nëpër qytet pikërisht me qëllimin të ndalonin tubime të tilla.

Sheshi Taksim i Stambollit është mbyllur për protestat e punëtorëve që nga koha e demonstratave të vitit 2013 kundër qeverisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan, lëvizje kjo që u cilësua si shkelje e të drejtave nga gjykata kushtetuese e Turqisë në 2023-shin. Protestues dhe politikanë të opozitës kanë bërë thirrje që sheshi të rihapet për këtë qëllim. Me protesta u prit kjo ditë edhe në Francë, ku ligjvënësi i krahut të majtë Raphawl Glucksmann u detyrua nga tubimi që po zhvillohej me këtë rast në  Saint-Etienne, pranë Lionit pasi protestuesit nisën ta fyejnë, e më tej, e qëlluan me bojë të kuqe. 

Kjo është ideja që ata kanë për debatin demokratik, ne nuk e mendojmë kështu. Ne jemi demokratë të vendosur në të gjithë qenien tonë”, tha deputeti Raphawl Glucksmann.

Lini një Përgjigje