TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2024, 10:49

Alarm në Athinë, telefonata anonime në televizione paralajmërojnë shpërthime me bombë në ambasadën e SHBA dhe parlament

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Athinë, telefonata anonime në televizione

Disa telefonata anonime në televizionet greke, ka alarmuar autoritetet në Athinë, pasi kanë kërcënuar me shpërthime bombash.

Ky alarm është dhënë mëngjesin e sotëm, ku autoritetet greke morën një kërcënim se në Parlament, në ambasadën e Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së janë vendosur bomba.

Persona të paidentifikuar kanë telefonuar dhe kanë raportuar se në orën 11:30 bombat do shpërthejnë në këto katër vende.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë. Po vijon një kontroll i brendshëm.

athinë alarm për bomba

Lini një Përgjigje