TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2026, 13:02

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes 

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të
Këshilltari Shtetëror i Kinës dhe Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Wei Fenghe

Autoritetet kineze kanë dënuar me vdekje dy ish-ministrat e Mbrojtjes, ëei Fenghe dhe Li Shangfu, nën akuzat për korrupsion dhe shkelje të rënda disiplinore. Lajmi u raportua të enjten nga media shtetërore kineze Xinhua.

Megjithatë, Pekini ka vendosur edhe një kusht në vendim. Sipas autoriteteve kineze, nëse dy ish-zyrtarët do të sillen mirë gjatë një periudhe dyvjeçare, dënimi me vdekje mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm.

ëei Fenghe dhe Li Shangfu u përjashtuan nga Partia Komuniste e Kinës në vitin 2024. Autoritetet i akuzuan për “shkelje të rënda të disiplinës”, një term që përdoret zakonisht në Kinë për rastet e korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.

Rasti konsiderohet një tjetër goditje e fortë në kuadër të fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit brenda ushtrisë dhe strukturave shtetërore kineze. 

kina denon me vdekje dy ish ministra te akuzuar per korrupsion

2 Komente

  1. L
    Li Qi Pengu

    Po ky ligj duhet zbatuar edhe ne Shqiperi, ndryshe nuk ndryshon asgje!!!!

    1. A
      Altin Prifti

      Keshtu duhet te denohen te gjithe politikanet e Shqiperise te pas vitit 1992

      Lini një Përgjigje