
Policia e Spanjës njoftoi goditjen e një organizatë kriminale që menaxhonte dy rrjete shpërndarjeje droge nga zona të ndryshme në Madrid.
Rrjeti i parë shpërndante drogën sintetike “tusi” në të gjithë vendin, ndërsa rrjeti i dytë transportonte sasi të mëdha kokaine nëpërmjet automjeteve.
Njëmbëdhjetë persona u arrestuan pas kontrolleve në gjashtë shtëpi dhe dy dhoma magazinimi, ku agjentët gjetën dhe sekuestruan një sasi të ndryshme lëndësh narkotike, 72,000 euro në cash, një armë zjarri dhe tetë automjete.
Policia njoftoi se hetimi zgjati rreth një vit.
Lini një Përgjigje