TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2025, 15:22

Aksidentet në punë, në 5 vite kanë humbur jetën 194 persona!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentet në punë, në 5 vite kanë humbur jetën 194

Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, 194 njerëz kanë vdekur gjatë aksidentit në vendin e punë, në 5 vjet, nga 2018-2023. Në BE 1 në 1000 aksidente është fatal, ndërsa në vendin tonë 1 në 6 aksidente çojnë në humbjen e jetës së punëtorit.

Aktivisti, Migen Qiraxhi thotë: Numri i aksidenteve është shumë më i lartë sesa rastet e raportuara. Ne jemi dëshmitarë të faktit që shumë ngjarje zgjidhen nga dy palët, pa njoftuar autoritetet. Punëdhënësi I jep para familjes, ndërsa familja e viktimës e ndodhur nën presionin e autoritetit, trysnisë, njohjeve të pronarit, nuk denoncon.

Sektorët më të rrezikuar janë ai minerar, ndërtimtaria dhe sektori energjitik.

Institucionet përgjegjëse janë Inspektorati i Punës, Instituti i Shëndetit Publik. Por përfshirja dhe hartimi i një politike kombëtare me kontributin e agjencive në kryeministri, universiteteve, mediave dhe shoqërisë civile do ta bënte ambientin e punës të sigurt dhe jo punëtori të takohet me familjen, sikur është hera e fundit dhe vendi të ketë këtë bilanc lufte”./TCH

Lini një Përgjigje