TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2023, 08:10

Aksident tragjik në Turqi, përplasen 7 automjete; humbin jetën 11 persona dhe plagosen 57 të tjerë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Turqi, përplasen 7 automjete; humbin jetën 11

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 7 automjete u përplasen me njëra-tjetrën në veriperëndim të Turqisë dhe si pasojë humbën jetën 11 persona.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 57 persona të tjerë.

Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ndodhi në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe besohet të jetë shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën, nisi kur një makinë goditi një kamion.

Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç sqaron guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz. Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të forta të zjarrfikëses dhe policisë të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rruga për në Stamboll është e bllokuar deri më tani, sipas mediave lokale.

Lini një Përgjigje