
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë automobilistik në Turqi.
Mediat turke raportojnë se një autobus u përplas në një urë autostrade pranë Ankarasë të premten herët, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 26.
Aksidenti ndodhi në orën 05:00 tha kanali televiziv publik TRT. Ai po udhëtonte nga provinca qendrore e Eskişehirit.
Guvernatori i rajonit të Ankarasë Vasip Şahin tha se informacionet paraprake sugjeronin se shoferin e kishte zënë gjumi pasi nuk kishte shenja se ai ishte përpjekur të frenonte.
Aksidentet me autobus janë mjaft të zakonshme në Turqi. Në maj, 10 persona vdiqën dhe 40 u plagosën kur një autobus, dy makina dhe një kamion u përplasën në një autostradë pranë qytetit jugor të Mersinit.
Lini një Përgjigje