
Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda humbën jetën të djegur.
Sipas mediave maqedonase, shoferi i kamionit dyshohet se për shkak të lodhje ka humbur vetëdijen e gjithashtu dhe kontrollin e mjetit.
Tre prej viktimave janë të moshës 20 vjeç ndërsa i katërti është 51-vjeçari Riste Velkov bariton dhe solist-prvenec i Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë. Njëri prej të rinjve, ishte dhe djali i tij.
Lini një Përgjigje