TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Janar 2025, 21:20

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari, disa të vdekur dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari, disa të vdekur dhe

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Bullgari, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 të pasdites në periferi të kryeqytetit bullgar. Lyubomir Nikolov, kreu i departamentit të punëve të brendshme tha për mediat se në bordin e dy trenave ndodheshin në total 8 persona.

Pas përplasjes, në njërin nga dy trenat ka rënë zjarr, ndërsa flakët janë shuar me shpejtësi.

Sipas mediave të huaja, Nikollov deklaroi se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut. Sipas tij, njëri tren mbarte metale dhe tjetri mobilje.

Lini një Përgjigje