TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2023, 07:14

"Ai është një nga liderët më të fuqishëm në planet", Trump ngatërron Viktor Orban me Erdoganin

Shkruar nga Pamfleti
"Ai është një nga liderët më të fuqishëm
Donald Trump

Ish Donald Trump mund të akuzojë kundërshtarin e tij demokrat dhe presidentin amerikan, Joe Biden, se nuk është mirë mendërisht për shkak të gafave të tij, por dhe ish presidenti nuk duket se është larg tij.

77-vjeçari ngatërroi liderët e Turqisë dhe Hungarisë gjatë një fjalimi të fushatës në New Hampshire të hënën.

“Ka një lider, Viktor Orban, a keni dëgjuar për të?” pyeti Trump audiencën e tij, duke iu referuar kryeministrit hungarez.

“Ai është ndoshta një nga liderët më të fuqishëm kudo në planet. Ai është lideri i Turqisë”, tha ai, duke ngatërruar Orbanin me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Trump më pas shtoi diçka të pakuptueshme në lidhje me “frontin” e Orbanit me Rusinë. Kandidati kryesor republikan për president e ka lavdëruar më parë kryeministrin hungarez për qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe të drejtave LGBTI, duke e mirëpritur atë në Shtëpinë e Bardhë katër vjet më parë dhe në një klub golfi që zotëron në 2022.

Nga ana e tij, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 dhe i kërkoi atij që të “vazhdonte të luftonte” kur nisën problemet e tij ligjore.

donald trump orban

Lini një Përgjigje